Sistemi i Menaxhimit të AQSCERT është i orientuar drejt ruajtjes dhe garantimit te aspekteve  te mëposhtme:

– Komformiteteve  me standardet rregullatore për krijimin dhe funksionimin e organizmave të çertifikimit në mënyrë që të marrin dhe të mbajnë akreditimet / aprovimet e nevojshme;

-Konformiteteve  me standardet rregullatore për themelimin dhe veprimtarinë e   organizmave inspektues  (duke përjashtuar fushat e lidhura me prodhimin “DOP / IGP / STG”), në   mënyrë që të marrin dhe të mbajnë akreditimet / aprovimet e nevojshme;

–  Zbatim i aktivitetit te certifikimit dhe inspektimit për të siguruar kompetencë në të gjitha nivelet;

–  Përdorim i personelit të kualifikuar për të punuar në pavarsi të plotë;

–  Trajnim dhe informimi i stafit në aktivitetet e planifikuara të certifikimit dhe inspektimit;

–  Përdorim i laboratorëve të testimit të akredituar / kualifikuar;

-Përdorim i vlerësuesve dhe ekspertëve teknikë të cilët përmbushin kërkesat e kompetencës dhe karakteristikat personale të kërkuara nga legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar. Në fund, ata i nënshtrohen zgjedhjes dhe monitorimit me qëllim vlerësimin e këtyre karakteristikave, si dhe   nje trajnimi të planifikuar gjatë periudhës në të cilën ata veprojnë në emër të AQSCERT.

-Përdorim i inspektorëve të cilët plotësojnë kompetencën dhe karakteristikat personale të kërkuara   nga legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe / ose në rastin e veprimtarisë inspektuese kryhet   per llogari te te treteve, nga kërkesat e kërkuara nga klientet apo rënë dakord me te

-Pavarësia dhe paanshmëria e funksioneve dhe të personelit të përdorura në aktivitetet e çertifikimit, duke përfshirë;

-Ndarja e plote e pavarsise dhe paanshmerise mes funksioneve qe propozojne dhe leshojne  certifikimin dhe organeve qe ruajne paanshmerine;

-Krijimi i pavarësise dhe paanshmerise  absolute e Komitetit për Mbrojtjen dhe Paanësine, komitetit përfaqësues te palëve të interesuara dhe elementeve që garantojne  paanshmërine dhe   pavarësinë e AQSCERT;

-Pavarësia dhe paanshmëria e funksioneve dhe e personelit në inspektim nga ana e  strukturës organizative dhe përdorimi i procedurave të dokumentuara;

-Respektimi i rregullave te vendosura dhe ligjeve në lidhje me besueshmërinë dhe sigurinë e të dhënave dhe regjistrimeve;

-Transparencë absolute ne aktivitetet e certifikimit dhe inspektimit

– Përputhje me orarin në procedurat për kryerjen e hetimeve paraprake, inspektimin dhe monitorimin   e certifikimit;

-Përputhje me kushtet e furnizimit te sherbimeve te certifikimit dhe inspektimit nga ana e Aplikuesit/ Kompanive dhe AQSCERT gjithashtu;

-Sigurimin që çdo person i cili është i kualifikuar dhe kërkon shërbimin në fushën e aktiviteteve të AQSCERT, mund të hyje në skemat e inspektimit dhe certifikimit (me përjashtim të atyre të   përjashtuara më sipër);

-Krijimi i një Komiteti Apeli të pavarur, për menaxhimin e ankesave në lidhje me aktivitetet e   çertifikimit, duke shmangur, sa më shumë që të jetë e mundur pranine e situatave që në mund të  çojne   ankese tek Bordi i Ankesave nga ana e  Aplikuesit, Organizates ose te tretëve;

-Pranimin e mendimeve te shprehura nga Komiteti Ankesave dhe zbatimin e veprimeve të mëvonshme;

-Ndjekja e kënaqësisë maksimale të Aplikuesit / Organizates në lidhje me aktivitetet e certifikimit   dhe inspektimit

-Akses në mjetet e ankesës,

-Përgjigje te shpejta dhe të përshtatshme për ankesat e ngritura nga Aplikuesit / Organizata;

-Identifikimi i veprimeve të duhura për të përmirësuar me kalimin e kohës shërbimin e dhënë, dhe perfshirjen e menjehershme te  pyetësorëve për vlerësimin e kënaqësisë së klientit;

-Verifikimi i pajtueshmërisë me dispozitat në politikën e cilësisë “dhe arritjen e qëllimeve përmes auditimeve të brendshme;

-Vlerësimi periodik i pershtatshem me udhëzimet dhe objektivat të përcaktuara nga shqyrtimet  periodike te drejtuara dhe planifikuara.

-Zbatimin e shpenzimeve të veçanta, të përcaktuara në tarifat e saj, të miratuara nga organet përgjegjëse, duke siguruar drejtësi dhe uniformitet;

HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com