Histori

AQSCERT u krijua në vitin 2009 si një organizem i shërbimeve të certifikimit për cilësinë, sigurinë dhe mjedisin, duke u bërë, nga numri dhe prestigji, lider ne keto sektore.

Nga kompetenca e fituar dhe serioziteti i operacionit, përgjegjësia e AQSCERT rritet në fusha që kanë një ndikim të fortë tek njeriu, në mirëqenien e tij dhe në shëndetin e personit. AQSCERT shpk  lindi si organi i parë kombëtar për certifikimin e sistemeve të menaxhimit, i quajtur ALBQUALITY. Në vitin 2013, duke pasur parasysh zgjerimin e shërbimeve edhe për mjedisin dhe sigurinë, ALBQuality shndërrohet në AQSCERT shpk.

Akreditimi i parë i AQSCERT ishte në vitin 2010 për certifikimin e sistemit të menaxhimit ISO 9001:2008.

Në vitin 2013 akreditimi u zgjerua në standardet ISO 14001 dhe OHSAS 18001. Në vitin 2015 AQSCERT zgjeroi fushën e akreditimit në standardet ISO 20000-1, ISO 27001, ISO 22301 dhe ISO 13485.

Në vitin 2015 AQSCERT hap zyrën në Prishtinë, Kosovë.

Në vitin 2017 u zgjerua akreditimi për standardin ISO 50001, ISO 22000.

Në vitin 2020 akreditimi u shtri në standardet ISO 39001 dhe ISO 37001.

Në vitin 2023 AQSCERT hap zyrën në Milano, Itali.

Në shkurt 2023, AQSCERT srl akreditoi laboratorët e saj për teste mikrobiologjike, kimike, mjedisore dhe fiziko-mekanike mbi produktet e ndërtimit.

Falë përkushtimit dhe seriozitetit, AQSCERT është një organizëm gjithnjë në rritje si aktivitet dhe si staf teknik e organizativ.

2009
2009
Themelimi i AQSCERT
2010
2010
Akreditimi i pare i AQSCERT per standardin ISO 9001:2008
2013
2013
Bere zgjerimi i akreditimit edhe per standardet ISO 14001 dhe OHSAS 18001
2015
2015
AQSCERT zgjeroi fushen e saj te akreditimit edhe per standardet ISO 20000-1, ISO 27001 dhe ISO 13485.
Milano, Perugia, Prishtine
Milano, Perugia, Prishtine
Ne saje te perkushtimit dhe seriozitetit aktiviteti i AQSCERT ka ardhur gjithmone ne rritje.
Shkurt 2023
Shkurt 2023
Akreditimi i Laboratoreve
HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com